RTSH 24 Live

Botë

Izraeli ka vendosur përgjigjen ndaj Iranit. Në fundjavë

16/04/2024

Izraeli ka vendosur përgjigjen ndaj Iranit. Në fundjavë

Qeveria izraelite duket se e ka vendosur përgjigjen që do t’i japë Republikës Islamike të Iranit dhe këtë gjë do ta bëjë gjatë fundjavës.

Kjo u bë e ditur mbrëmjen e sotme (e martë) në lajmet e mbrëmjes në Kaan 11. Izraeli tani pret të "përfitojë nga një mundësi".

Marrëveshja erdhi mes dallimeve të rëndësishme të opinioneve në udhëheqjen izraelite mbi kohën dhe natyrën e përgjigjes. Disa ministra kërkuan të priten marrëveshjet për çështjen e koalicionit si dhe disa ministra kërkuan të prisnin marrëveshjet me vendet në rajon.

Kështu ka raportuar transmetuesi izraelit Kann News, teksa nuk janë bërë publike detaje specifike se si kjo përgjigje do të jetë.

Ajo që dihet, sipas raportimit, është vetëm fakti se nuk ka më dyshime se do të ketë një përgjigje në fundjavë.

Një ditë më parë, u bë me dije pikërisht fakti se Izraeli kishte rënë dakord për përgjigjen që do t’i jepej Iranit.

Në një raport pa burim, Kanali 12 i Izraelit pretendon se kabineti i luftës ka marrë vendimin për të goditur “qartë dhe me forcë” kundër Iranit, për sulmin e tij me raketa dhe dronë të shtunën mbrëma.

Përgjigja do të hartohet për të dërguar mesazhin se Izraeli “nuk do të lejojë që një sulm i atyre përmasave kundër tij të kalojë pa reagim”, thuhet në raport.

Përgjigja do të jetë gjithashtu e dizajnuar për të bërë të qartë se Izraeli nuk do t’i lejojë iranianët të “vendosin ekuacionin” që ata kanë kërkuar të pohojnë ditët e fundit. Kjo duket të jetë një referencë ndaj paralajmërimit të Iranit se sulmet e ardhshme izraelite në territorin iranian, duke përfshirë ambientet e tij diplomatike ndërkombëtare, tani e tutje do të përballen përsëri nga sulmet hakmarrëse iraniane ndaj Izraelit.

Raporti thotë se Izraeli nuk dëshiron që përgjigja e tij të ndezë një luftë rajonale, ose të shkatërrojë koalicionin që e ndihmoi të mbrohej kundër sulmit të Iranit. Më tej thuhet se Izraeli synon të koordinojë veprimet e tij me SHBA-të.

Kabineti i luftës është planifikuar të mblidhet përsëri nesër, vë në dukje raporti, dhe rregulloret e komandës së Frontit të Brendshëm nuk janë ndryshuar, duke treguar se një sulm izraelit nuk ka gjasa të ndodhë sot.

Paralelisht, e përditshmja amerikane Wall Street Journal ka raportuar se Izraeli në fakt mund të godasë edhe brenda natës së sotme Iranin, por pa specifikuar se në çfarë përmasash ky sulm mund të jetë.

Aleatët perëndimorë me në krye SHBA-të, njëzëri, kanë kërkuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që të përmbahet në fitoren e korrur nga mbrojtja e fundit që bëri në sulmin e Iranit, ku 99% e raketave u interceptuan.

Por, duket se këto thirrje nuk do të dëgjohen, pasi edhe ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, i ka thënë homologut të tij amerikan, Lloyd Austin, se një përgjigje ndaj Iranit është e paevitueshme dhe e vetmja rrugë për Izraelin.

 

/rtsh.al/