RTSH 24 Live

Ekonomi

Italia partner kryesor, shkëmbimet tregtare në 29.2%

19/10/2021

Italia partner kryesor, shkëmbimet tregtare në 29.2%

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,2 %, të gjithë tregtisë. INSTAT bën të ditur se, në shtator 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,5 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,2 %), Greqia (8,3 %), Turqi (6,5 %) dhe Kina (6,4 %).

Shkëmbimet tregtare, për nëntëmujorin 2021, me vendet e BE-së zënë 60,5 % të gjithë tregtisë.

Sipas INSTAT, në periudhën Janar – Shtator 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 55,0 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë për këtë periudhë renditen: Italia (30,2 %), Turqia (7,8 %), Greqia (7,1 %) dhe Gjermania (6,7 %).