RTSH 24 Live

Greqi

Ish-peshëngritësi Pirro Dhima kandidat i partisë së Mitsotakis për eurodeputet

15/04/2024

Ish-peshëngritësi Pirro Dhima kandidat i partisë së Mitsotakis për eurodeputet

Nën siglën e partisë “Demokracia e Re”, e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, përveç Fredi Beleri dhe Ish-peshëngritësi nga Himara Pirro Dhima, zyrtarisht është kandidat për eurodeputet në Parlamentin e BE.

CNN grek e ka konfirmuar se kryeministri grek, ka mbyllur listën me emrat e 42 kandidatëve, pjesë e të cilëve janw dhe dy himariotwt.

Pirro Dhima gjatë prezantimit të tij i ka premtuar kryeministrit grek se do të luftojë për të drejtat e atyre që ai i quan “vorioepiriotë”.

Më pas iu drejtua edhe Petro Belerit, djalit të Fredi Belerit duke i thënë se do të ketë drejtësi për djalin e tij i cili u dënua me 2 vite burg nga GJKKO për blerjen e 8 votave në prag të zgjedhjeve lokale në Himarë.

“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”,- ka deklaruar Dhima më herët teksa u pyet për origjinën e tij nga gazetarja greke Elena Akrita.

/rtsh.al/