RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Irani: Do vijojmë të mbështesim Hezbollahun dhe Hamasin

10/10/2024

Irani: Do vijojmë të mbështesim Hezbollahun dhe Hamasin

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se Irani do të mbështesë grupet e tij si Hezbollahu dhe Hamasi.

“Kam vizituar Bejrutin ndërsa Izraeli e ka vënë në shënjestër vazhdimisht dhe prej andej i kam njoftuar Hezbollahut dhe zyrtarët libanezë se Irani nuk do të heqë dorë nga mbështetja e tij për rezistencën” tha ai, për Al Jazeeran, në përgjigje të një pyetjeje mbi Hezbollahun dhe të tjerët.

Irani mbështet dy grupet kryesore që luftojnë Izraelin: Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Liban.

Nga ana tjetër, Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm në Bejrut, dy muaj pasi vrau liderin e Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran.

Si kundërpërgjigje, Irani lëshoi dhjetëra raketa mbi qytetet izraelite javën e kaluar, ndërsa kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu është zotuar se do t'i përgjigjet sulmit.

Gjatë javëve të fundit, zyrtarët iranianë kanë lëvizur midis vendeve fqinje arabe për konsultime në pritje të një sulmi izraelit.

Araghchi u takua me zyrtarë të Katarit në Doha të enjten, një ditë pas takimit me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman në Riad.

Araghchi i tha Al Jazeeras se kanalet e komunikimit me Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura përmes palëve të treta.

/rtsh.al/