RTSH 24 Live

Sociale

Investimet publike në bashkinë Patos, 1.4 milionë euro për infrastrukturë rrugore e sheshe pallatesh

24/04/2024

Investimet publike në bashkinë Patos, 1.4 milionë euro për infrastrukturë rrugore e sheshe pallatesh

Në 10 muaj punë që nga marrja e mandatit kreu i bashkisë Patos thotë se janë realizuar disa investime në vepra publike, kryesisht infrastrukturë rrugore.

Janë rehabilituar me të gjitha punimet e nevojshme, mbi e nëntokësore, 10 sheshe pallatesh e synojnë që deri në fund të 2025-ës të mos ketë shesh të pa rehabilituar.

Ndër projektet më të rëndësishme për vitin 2024, kreu i bashkisë veçon ato për përmirësimin e lagjes së re, e cila deri tani ka patur mungesa të mëdha infrastrukturore.

“Këtë vit kemi planifikuar edhe kthimin e rrjeteve të kanalizimeve të ujërave të ndotura. Jemi në fazën përfundimtare të procedurës për rehabilitimin e pjesës jugore të lagjes së Vreshtit. Aktualisht është duke u projektuar edhe projekti për pjesën veriore të lagjes", u shpreh kreu i bashkisë.

Investime janë parashikuar edhe për pjesën veriore të lagjes “Naftëtari”, e punimet këtu pritet të fillojnë në verë.

Vlera e gjithë investimeve të parashikuar kap shifrën 1.4 milionë euro.

/rtsh/