RTSH 24 Live

Aktualitet

Integrimi në BE, kancelari Scholz tur në Ballkanin Perëndimor, viziton edhe Shqipërinë

19/05/2022

Integrimi në BE, kancelari Scholz tur në Ballkanin Perëndimor, viziton edhe Shqipërinë

Para mbledhjes së Këshillit Europian në qershor për përcjelljen e mesazhit për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz do të zhvillojë një tur vizitash në Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Malit të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Nuk dihen ende datat e turit të tij.

Kancelari Scholz do të përcjellë mesazhin se rajoni i përket Bashkimit Evropian dhe se negociata duhet të hapen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nderimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike”, tha Scholz.

Hapja e negociatave për Shqipërinë ka mbetur peng i vetos të Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Nëse këtë qershor nuk jepet drita jeshile për Shqipërinë, atëherë kryeministri Rama ka deklaruar se do të kërkojnë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit të vendit në BE.

/rtsh.al/