RTSH 24 Live

Botë

Infeksioni “NIPAH” në Indi, masa kufizuese në qytetin Kerala

18/09/2023

Infeksioni “NIPAH” në Indi, masa kufizuese në qytetin Kerala

Shteti jugor indian i Kerala-s ka lëshuar alarmin, pasi ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën nga virusi i rrallë i quajtur Nipah, ndërkohë që ka vendosur edhe masa kufizuese për banorët në mënyrë që të shmanget përhapja e infeksionit.

Një nga vdekjet ndodhi në fillim të këtij muaji, ndërsa tjetra ndodhi më 30 gusht, të dyja në qytezën Kozhikode, thanë zyrtarët. Dy të afërm të një viktime kanë rezultuar pozitivë me virusin dhe po trajtohen në spital. Ky është shpërthimi i katërt i Nipah në Kerala që nga viti 2018, raporton "BBC".

Infeksioni i virusit Nipah është një "sëmundje zoonotike" e transmetuar nga kafshët si derrat dhe lakuriqët e natës te njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Njerëzit që e kontraktojnë virusin ndonjëherë nuk shfaqin simptoma të dukshme, ndërsa të tjerët shfaqin shenja të problemeve akute të frymëmarrjes.

Në raste të rënda, infeksioni Nipah mund të rezultojë në encefalit fetal e cila është një gjendje serioze që mund të prekë edhe prek trurin. Shkalla e vdekshmërisë në mesin e personave që infektohen me virusin është e lartë pasi nuk ka asnjë ilaç apo vaksinë në dispozicion për të trajtuar infeksionin. 

Ministri i Shëndetësisë i Indisë Mansukh Mandaviya ka thënë se qeveria federale kishte dërguar një ekip ekspertësh në Kerala për të vlerësuar situatën dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Gazetar A.Mata

/RTSH/