RTSH 24 Live

Botë

Indonezia lëshon alarmin për cunami pas shpërthimit të vullkanit

18/04/2024

Indonezia lëshon alarmin për cunami pas shpërthimit të vullkanit

Autoritetet indoneziane urdhëruan të mërkurën që qindra fshatra të evakuoheshin pas shpërthimeve të shumta të një vullkani në një ishull, duke rritur frikën se ai mund të provokojë një cunami.

Vullkani prej 725 metra qe gjendet në ishullin Ruang, Sulawesi Verior, ka shpërthyer të paktën pesë herë që nga mbrëmja e së martës, duke hedhur lavë dhe shtëllunga hiri, tha agjencia e vullkanologjisë e vendit.

Shefi i agjencisë Hendra Gunawan tha se zyrtarët kishin ngritur alarmin për vullkanin në nivelin më të lartë , duke paralajmëruar njerëzit që të mos shkonin brenda 6 kilometrave nga kulmi, për shkak të frikës se mali Ruang mund të shembet pjesërisht në ujë dhe të shkaktojë një cunami, pasi ai bëri në 1871.

Indonezia, një arkipelag i Azisë Juglindore me 270 milionë banorë, ka mbi 120 vullkane aktive më shumë se kudo tjetër në botë.

Në vitin 2018, shpërthimi i Anak Krakatau të Indonezisë shkaktoi një cunami që goditi brigjet e ishujve kryesorë Java dhe Sumatra, duke vrarë më shumë se 400 njerëz citon CNN.

/rtsh.al/