RTSH 24 Live

Botë

Emigranti laosian fituesi i lotarisë amerikane “Powerball” 1.3 miliardë dollarë

01/05/2024

Emigranti laosian fituesi i lotarisë amerikane “Powerball” 1.3 miliardë dollarë

Një emigrant nga Laosi është shpallur fituesi i lotarisë më të madhe amerikane “Powerball” me vlerë 1.3 miliardë dollarë. 

Fatkeqësisht Çeng Sajfën është duke u përballur në një betejë 8-vjeçare me  kancerin. 

Gjatë tërheqjes së çmimit ai tregoi se si po i ndryshonte jetën fitorja e lotarisë. “Jam i lumtur për familjen time, ata do të kenë një jetë më të mirë”, - u shpreh Çeng, ndërsa shtoi se tani mund të gjente një mjek të mirë. 

Më 6 prill, një biletë me fat që përputhej me të 6 numrat e Powerball u shit në Oregon. Çeng Sajfën bashkë me gruan dhe një mikeshë të tyre blenë 20 bileta me shpresën për të fituar xhekpotin. Sipas Lotarisë  së Oregonit, bileta me shumën marramendëse prej 1.3 miliardë dollarësh ishte xhekpoti i katërt më i madh në histori. 

Powerball kujton se biletat janë 2 dollarë dhe shanset për të fituar xhekpotin janë 1 në 292 milionë lojtarë.

/ rtsh.al /