RTSH 24 Live

Botë

Shembja e autostradës u merr jetën 19 personave, mot ekstrem në jug të Kinës

01/05/2024

Shembja e autostradës u merr jetën 19 personave, mot ekstrem në jug të Kinës

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën nga shembja e autostradës në provincën jugore të Kinës, në Guangdong.

Televizioni publik kinez raportoi se një segment prej 17.9 metrash në rrugën mes qytetit Meizhu dhe njësisë Dabu u shemb rreth orës 2:10 të mëngjesit, duke zënë 18 mjete që po qarkullonin në atë kohë.

"19 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 30 po marrin ndihmë urgjente në spital," raportoi CCTV, duke sqaruar se të shtruarit nuk janë në rrezik për jetën.

Në mediet sociale u postuan video të incidentit dhe flakë e tym nga zona e ngjarjes, dhe një grumbull makinash të përplasura mbi njëra-tjetrën.

Javët e fundit e fundit rajoni i Guangdongut është goditur nga kushte meteorologjike ekstreme me shira të rrëmbyer, përmbytje dhe një tornado, që ka shkaktuar edhe 5 viktima në qendrën industriale të Kinës. /AJ

/rtsh.al/