RTSH 24 Live

Aktualitet

Incidenti në kufi me Kosovën, trafikantët qëlluan drejt policisë shqiptare në distancë 100 metra

26/05/2023

Incidenti në kufi me Kosovën, trafikantët qëlluan drejt policisë shqiptare në distancë 100 metra

Efektivët e policisë së Kukësit në pikën kufitare të Morinës janë qëlluar nga një distancë  50 -100 metra. Detajet e operacionit të arrestimit të grupit të strukturuar kriminal për trafikun e emigrantëve ka ndodhur në Morinë u dhanë nga Komandanti i pikës kufitare të Vërmicës në Kosovë.

“Dje, rreth orës 11:00 kemi pranuar informacion se në drejtim të territorit të Kosovës janë 6-7 persona të armatosur.

Jemi udhëzuar që të organizojmë operacionin në terren. Në mesin e tyre ishte edhe personi kyç që është i njohur për policinë por s’mund të japim detaje.

Personat e dyshuar kanë parë në policinë dhe kanë gjuajtur në vijën kufitare, distanca 50-100 metra, në pjesën shqiptare. Kanë pasur gjuajtje nga armë të ndryshme. Kanë qenë grup i organizuar. Personat që kanë qenë duke ardhur, në momentin e takimit vizual me policinë e Kosovës, janë kthyer në drejtim të Shqipërisë, ndaj të cilëve kanë gjuajtur. Në pamundësi për t’u futur në Kosovë e për t’u kthyer mbrapa kanë përdorur gjuajtjet për të shpëtuar,’thotë Latif Hoxha i cili është dhe shef i sektorit për pranë stacionit policor në mbikqyrje të kufirit.

Operacioni i nisur në orën 11:00 me të marrë telefonatën ka vijuar deri pasdite kur dhe policia shqiptare ka informuar për arrestimin e një shtetasi algjerian dhe 5 sirianëve.

“Në momentin e parë, ora 12:00 janë ndaluar 3 persona, shtetas sirianë nga ana e policisë së Shqipërisë.  4 të tjerë ikën në pjesën e sipërme, në pjesën vështirë malore. Është krehur terreni në të dyja anët. Në pjesën e Shqipërisë kanë qenë të përfshira të gjitha njësitë. Më vonë nga policia shqiptare kemi marrë konfirmimin se janë arrestuar dhe 3 të tjerë. Në orën 16:45 minuta kemi marrë konfirmimin se janë arrestuar dhe persona të tjerë,"- 

Shtetasi algjerian që është ende në kërkim njihej nga policia si person i skenduar për trafikun e emigrantëve ndërkohë policia konfirmon se nuk ka pasur shkëmbim armësh.

“Në vijë ajrore 100 metra prej vrojtores. Kur kanë tentuar të vijnë tek vija kufitare. Vetëm ata kanë gjuajtur nga ana jonë nuk janë gjuajtur” sqaron gazetarët, Hoxha ndërsa u tregon dhe se ku ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit.

Dy policëve shqiptarë iu rrezikua jeta nga të shtënat me armë. Deri tani janë arrestuar 5 sirianë dhe një algjerian, ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Komandant i pikës kufitare të Vërmicës dhe komandanti i pikës së Morinës kanë udhëhequr në terren operacionin.

 

/rtsh.al/