RTSH 24 Live

Sociale

Impiantet e ujërave të zeza - Dëgjesë me subjektet që zhvillojnë veprimtari ekonomike

11/11/2024

Impiantet e ujërave të zeza - Dëgjesë me subjektet që zhvillojnë veprimtari ekonomike

Pas protestës së përfaqësuesve të biznesit në qytetin e Pogradecit disa ditë më parë, të cilët kundërshtonin vendosjen e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza, është zhvilluar një dëgjesë ku të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor si dhe zyrtarë nga ministria e infrastrukturës dhe energjisë. Zv.ministri Ami Kozeli tha në përfundim të takimit se një pjesë e kërkësave të përfaqësuesve të biznesit vlejnë të adresohen në qeveri.

Ne morëm shqetësimet e tyre, të cilat besoj se do ti diskutojmë shumë shpejtë me grupin tonë të punës me shpresën që ti adresojmë për tu dëgjuar me shumë vëmendje nga qeveria”, u shpreh Ami Kozeli, Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Përfaqësues të bizneseve janë shprehur se zgjidhje për vendosjen e masave administrative të vendosura për shumë subjekte shohin rrugën gjyqësore. Ata kanë vlerësuar takimin por janë në pritje të zgjidhjes se problemit të tyre.

Bizneset në Pogradec dhe Tushemisht kundërshtojnë aktin ligjor që detyron këta të fundit të vendosin impiante për përpunimin e ujërave të zeza, pasi sipas tyre ato trajtohen nga rrjetin e kanalizimeve të qytetit dhe nuk ka probleme në përballim të volumeve.

Gazetare: E. Xhindole    

/RTSH/