RTSH 24 Live

Politikë

Ilir Meta në pranga, reagon Basha: Tani kambanat bien për Edi Ramën

20 orë para

Ilir Meta në pranga, reagon Basha: Tani kambanat bien për Edi Ramën

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Basha shkruan se ky është fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë dhe shënon fundin e tranzicionit.

Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.

Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha në rrjetin e tij social, në Facebook.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua mesditën e sotme nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndalimi i ish-presidentit u krye në afërsi të kthesës së Kamzës, teksa Meta po i drejtohej selisë së partisë, ku kishte njoftuar një konferencë shtypi.

SPAK ka ngritur tri akuza ndaj Metës: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, me dyshime të nisura që nga çështja CEZ-DIA. 

/rtsh.al/