RTSH 24 Live

Kulturë

I riu që bën art me veshjet, 25 vjeçari Nikola Jani tregon pasionin për qëndisjen

16/02/2025

I riu që bën art me veshjet, 25 vjeçari Nikola Jani tregon pasionin për qëndisjen

Përditë e më shumë po pakësohet numri i artizanëve. Qëndisja jo rrallë i referohet së kaluarës, por ka shenja që ajo të rilindë si formë e re e artit. Këtë art kaq të bukur prej një viti e gjysmë po e praktikon edhe i riu gjirokastrit, Nikola Jani. Ai na rrëfen për pasionin e tij të fëmijërisë, vështirësitë, por mbi të gjitha kënaqësinë që merr në fund të çdo pune.

Duke parë marka të ndryshme dhe ato që më mungonin mua kur isha fëmijë, më lindi ideja që të kem diçka unike. Kjo është një pak e lodhshme por në momentin që mbaron produktin tënd, është shumë kënaqësi”, u shpreh Nikola Jani.

Nikola tregon se bluzat e qëndisura me personazhe të animuar ,historik apo dedikime të ndryshme preferohen shumë nga të rinjtë.

Më të preferuara janë personazhet anime, figurat kombëtare”, tha ai.

Ky i ri ndër të tjera bën dhe një apel për moshatarët e vet që të ndjekin pasionet e tyre, e sidomos këtë zanat që për të është art. Synimi i 25 vjeçarit gjirokastrit është që së shpejti të hapi punishten e tij dhe të prodhojë produkte moderne të ndërthurur me tradicionale.

Gazetare L.Fili

/rtsh.al/