RTSH 24 Live

Sociale

I këndojmë lirisë, aktivitetet për mikpritjen kuksianë përmbyllen me koncert

17/04/2024

I këndojmë lirisë, aktivitetet për mikpritjen kuksianë përmbyllen me koncert

Çdo 16 prill shumë shqiptarë të Kosovës rikthehen në Kukës, për të përkujtuar eksodin biblik të 99-tës, ku gjetën mikpritjen bujarinë dhe zemrën e hapur për ta.

Me një koncert festiv në sheshin “Skëndërbej” të qytetit, pjesë e këtij përkujtimi ishin Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, kryebashkiaku Albert Halilaj dhe kryetari i shoqatës “Eksod 99” Mustafë Kryeziu të cilët Kukësin, e cilësuan si vendin e mikpritjes dhe humanizmit shqiptar.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe rapsodët e Lumës, si dhe këngëtarët e mirënjohur Liri Rasha e Arben Gjeloshi.

Ky koncert festiv u organizua nga shoqata “Eksodi ‘99” me mbështetjen e Bashkisë Kukës.

RTSH