I dërguari i SHBA-së Amos Hochstein do të udhëtojë të enjten për në Izrael për bisedime, në përpjekje për të siguruar një armëpushim midis Izraelit dhe milicisë libaneze të Hezbollahut, njoftoi të mërkurën media izraelite.
Në bisedime pritet të përfshihet edhe koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Brett McGurk.
Ekziston një optimizëm i kujdesshëm për një armëpushim, pavarësisht se përpjekjet e mëparshme kanë dështuar.
Sipas raportimeve të mediave, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi bisedime urgjente të martën në mbrëmje për mënyrat e mundshme të daljes nga lufta.
Izraeli po bën thirrje që Hezbollahu të tërhiqet në zonën në veri të lumit Litani, siç parashikohet në një rezolutë të OKB-së.
Rezoluta gjithashtu lejon që një numër i madh ushtarësh libanezë të vendosen përgjatë kufirit izraelit.
Izraeli po bën thirrje gjithashtu për një mekanizëm ndërkombëtar monitorimi dhe zbatimi në lidhje me praninë e Hezbollahut.
Dy nga kërkesat e tjera të Izraelit që ka të ngjarë të shkaktojnë pakënaqësi nga Hezbollahu, kanë të bëjnë me lirinë e veprimit për Izraelin, në lidhje me kërcënimet e ardhshme në Liban dhe masat për të parandaluar riarmatimin e milicisë.
Sipas ATSH
/ rtsh.al /