RTSH 24 Live

Europë

Holanda dhe Danimarka, tanke Leopard 2 për Ukrainën

25/07/2024

Holanda dhe Danimarka, tanke Leopard 2 për Ukrainën

Holanda dhe Danimarka kanë premtuar të dërgojnë 14 tanke të tjera të rindërtuara Leopard 2A4 në Ukrainë, ndërsa të dy vendet kërkojnë të rrisin mbështetjen ushtarake, tha të enjten ministri holandez i Mbrojtjes Ruben Brekelmans.

Në një deklaratë që shpalli donacionin, qeveria holandeze tha se 12 prej tankeve tashmë janë riparuar dhe verifikuar, ndërsa të tjerët janë gati të kalojnë testimin përfundimtar.

“Të 14 tanket do të dorëzohen njëkohësisht përpara fundit të verës”, tha Ministria e Mbrojtjes e Holandës.

Të dy vendet kanë ofruar ndihmë të konsiderueshme ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë ofrimin e avionëve të tyre luftarakë F-16. Megjithatë, Kievi ka kërkuar prej kohësh më shumë fuqi zjarri tokësore, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, predha artilerie dhe automjete të blinduara.

Vitin e kaluar, Holanda, Danimarka dhe Gjermania thanë se do të punonin për dërgimin e 100 tankeve të rinovuar Leopard në Ukrainë. Qeveria gjermane thotë se ka dërguar 18 si pjesë e aksionit të saj.

“Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë mbështetje ushtarake, duke pasur parasysh luftimet e rënda në fushën e betejës”, tha Brekelmans. "Këto tanke mund të luajnë një rol të rëndësishëm për ushtrinë ukrainase për t'u mbrojtur kundër trupave ruse."

/rtsh.al/