Prefekti i Kukësit, Granit Gjana është pezulluar nga detyra, pas hetimeve të SPAK, ku ai dyshohet për shkelje të barazisë në tenderin për naftën.
Sipas SPAK, hetimet e deritanishme ka provuar se Gjana, në cilësinë e zv/kryetarit të Bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka penguar një subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit për blerje karburanti.
Gjana nuk ka pajisur në kohën e duhur subjektin “U. C” shpk me autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit.
Në këtë mënyrë, subjekti është penguar të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.
Gjana akuzohet për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
/rtsh.al/