RTSH 24 Live

Aktualitet

Hetimet për çështjen CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, Meta në SPAK për t’u marrë në pyetje

07/01/2025

Hetimet për çështjen CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, Meta në SPAK për t’u marrë në pyetje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK) për t'u marrë në pyetje lidhur me hetimet ndaj tij. Meta është thirrur në cilësinë e personit nën hetim për dosjen e CEZ-DIA, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimet pasurore.

Në përputhje me procedurat ligjore, Meta do të intervistohet në prani të avokatit të tij mbrojtës. Hetimi ndaj tij përfshin akuza për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Aktualisht, ish-presidenti është në paraburgim që nga data 21 tetor 2024.

Më herët, Meta ka mohuar kategorikisht akuzat dhe ka theksuar se ai është bërë objekt i një fushate politike nga SPAK. Ai ka insistuar se të gjitha akuzat ndaj tij janë të pabaza dhe pjesë e një skeme për ta dëmtuar politikisht.

/rtsh.al/