RTSH 24 Live

Politikë

Hasani takim me drejtorin e OPCW: Shqipëria e palëkundur kundër kërcënimeve kimike

18/04/2024

Hasani takim me drejtorin e OPCW: Shqipëria e palëkundur kundër kërcënimeve kimike

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), Fernando Arias në Hagë.

Në fokus të takimit ishte forcimi i sigurisë globale, përmes masave efektive të mospërhapjes së armëve kimike.

“Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë kundër kërcënimeve kimike, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, si vendi i parë  që ka shkatërruar plotësisht të gjitha armët e saj kimike, rreth 20 vjet më parë”, tha Hasani.

OPCW, organi zbatues i Konventës së Armëve Kimike, me 193 shtetet e saj anëtare, mbikëqyr përpjekjet globale për të eliminuar në mënyrë të përhershme dhe të verifikueshme armët kimike.

/rtsh.al/