RTSH 24 Live

Politikë

Alarmi i Hoxhës: Pakti për amnistinë penale, goditje ndaj SPAK-ut. Janë liruar 100 të dënuar nga SPAK

30/04/2024

 Alarmi i Hoxhës: Pakti për amnistinë  penale, goditje ndaj SPAK-ut. Janë liruar 100 të dënuar nga SPAK

Analisti Poli Hoxha bëri të ditur në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se një minë me sahat do të shpërthej së shpejti që ka të bëjë me Amnistinë Penale.

“Është një akt i fundit fare që është një minë me sahat dhe ka nisur të shpërthej si efekti zinxhir. Sot media ka denoncuar që nga ‘Amnistia Penale’ janë rreth 100 të dënuar të SPAK që përfitojnë” denoncoi Hoxha. 

Kjo është goditje, sipas Hoxhës,  është veprim, ky është një akt kundër SPAK se akuza nuk pyesin ata që bërtet Meta-Berisha apo Rama që nuk i lejon me gardë të ngjiten hetuesit e BKH-së në Kryeministri.

Në Shqipëri ka vetëm një pllakë tektonike që është SPAK.  Ndonjëherë është e mirë, ndonjëherë themi të lëvizë më shumë, më fortë. Që kur ka ardhur z. Dumani këtu nuk ka më politik  nuk ka as kronikë.  Të gjithë këtu flasim pro apo kundër SPAK.  

 

/rtsh.al/