RTSH 24 Live

Aktualitet

Hapet privizorisht Rruga e Arbrit, Balluku: Gjithë puna mbaron në pranverën e vitit 2022

29/11/2021

Hapet privizorisht Rruga e Arbrit,  Balluku:  Gjithë puna mbaron në pranverën e vitit 2022

Është hapur sot provizorisht Rruga e Arbrit. Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku se bashku me kryeministrin Edi Rama, shoqëruar edhe me qytetarë të zonës ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së kësaj rruge. 

Ministria Balluku bëri me dije se provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë.

Rruga e Arbrit kalon në gjashtë tunele, pesë prej të cilëve janë ndërtuar, ndërsa pritet të përfundojë tuneli i Murrizit. Rruga e Arbrit ka edhe dy ura, atë të Vashës dhe të fshatit Fshat, e cila është më e larta në Ballkan konkretisht  250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë. 
Rruga Arbrit parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër dhe është e gjatë 75 km.