RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Hamasi kërkesë Rusisë: Nxit Autoritetin Palestinez për qeveri të Gazës së pasluftës

3 orë para

Hamasi kërkesë Rusisë: Nxit Autoritetin Palestinez për qeveri të Gazës së pasluftës

Grupi terrorist palestinez Hamas i kërkon Rusisë që të nxitë presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas për të filluar negociatat për një qeveri të unitetit kombëtar për Gazën e pasluftës.

Ka qenë një prej zyrtarëve të lartë të Hamasit për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA pas bisedimeve në Moskë që e ka bërë të ditur një kërkesë të tillë.

Moussa Abu Marzouk, një anëtar i Byrosë Politike të Hamasit, u takua me zëvendësministrin e Jashtëm rus Mikhail Bogdanov në Moskë.

Ne diskutuam çështje që lidhen me unitetin kombëtar palestinez dhe krijimin e një qeverie që duhet të qeverisë Rripin e Gazës pas luftës”, citohet të ketë thënë Marzouk.

Marzouk thotë se Hamasi i kishte kërkuar Rusisë që të inkurajojë Abbasin, i cili po merr pjesë në samitin e BRICS në Kazan, për të filluar negociatat për një qeveri uniteti.

Abbas është kreu i Autoritetit Palestinez, i cili qeveris në Bregun Perëndimor.

PA, e kontrolluar nga fraksioni politik Fatah i Abbasit, ka pasur prej kohësh një marrëdhënie të tensionuar me Hamasin, i cili e rrëzoi Fatahun nga Gaza në një grusht shteti të përgjakshëm në 2007.

/rtsh.al/