RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Kryeministri libanez: Na duhet ndihmë ndërkombëtare për të forcuar ushtrinë

2 orë para

Kryeministri libanez: Na duhet ndihmë ndërkombëtare për të forcuar ushtrinë

Kryeministri në detyrë Najib Mikati ka deklaruar në një konferencë në Paris të mbledhur në mes të ofensivës së Izraelit ndaj Hezbollahut, se mbështetja ndërkombëtare do të jetë e nevojshme për të mbështetur dhe zgjeruar ushtrinë e Libanit dhe për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar të vendit.  

Mikati tha se qeveria libaneze kishte vendosur të rekrutonte më shumë trupa dhe mund të dislokonte 8 mijë ushtarë si pjesë e një plani për të zbatuar një armëpushim dhe një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2006, e cila kërkon që ushtria të vendoset në Libanin jugor.

Ndërkaq, agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit bën të ditur se një sulm izraelit ka goditur  një makinë në autostradën që të çon në kryeqytetin e Bejrutit.

“Një dron armik shënjestroi një makinë në rrugën Kahale” tha NNA, duke iu referuar një zone malore në autostradën kryesore midis Bejrutit dhe Luginës lindore Bekaa.

/rtsh.al/