RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Gallant : Bota do ta kuptojë fuqinë e Izraelit kur të sulmoi Iranin

2 orë para

Gallant : Bota do ta kuptojë fuqinë e Izraelit kur të sulmoi Iranin

Lindja e Mesme është përgatitur për më shumë se tre javë për një përgjigje izraelite ndaj sulmit raketor të Iranit të 1 tetorit, i cili suloi Izraelin si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Sulmet ajrore të planifikuara mbi Iranin do ta bëjnë botën të kuptojë fuqinë ushtarake të Izraelit, ka thënë ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant.

Gallant vizitoi ekuipazhet ajrore në bazën ajrore Hatzerim dhe e bëri të qartë se Izraeli ende synonte të kundërpërgjigjet.

Në X, Gallant ka publikuar një vide gjatë takimit me personelin e forcave ajrore.

“Në bisedën time me ta theksova – pasi të sulmojmë Iranin, të gjithë do ta kuptojnë fuqinë, procesin e përgatitjes dhe stërvitjes – çdo armik që përpiqet të dëmtojë shtetin e Izraelit do të paguajë një çmim të rëndë”, tha ministri.

Shtrirja e listës së objektivave të Izraelit ka qenë temë e bisedave të stërzgjatura midis liderëve izraelitë dhe administratës Biden, e cila u ka kërkuar atyre të mos godasin infrastrukturën e industrisë së naftës të Iranit ose programin e tij bërthamor.

Uashingtoni ka frikë nga një cikël përshkallëzimi, veçanërisht në dy javët e fundit para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Izraeli tashmë po lufton në shumë fronte. Në Liban të mërkurën, Hezbollah konfirmoi vdekjen e Hashem Safieddine, i cili pritej të ishte pasardhësi i Nasrallah.

Izraeli kreu sulme ajrore të mërkurën në Tiro, një nga qytetet më të mëdha në Libanin jugor, i cili ishte bërë një strehë gjatë vitit të kaluar për mijëra familje të zhvendosura nga luftimet më në jug. Videot treguan shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin midis ndërtesave të banimit në qendër të qytetit.

 

/rtsh.al/