RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Hamasi gati të lirojë 34 pengje – Izraeli: Nuk kemi marrë asnjë listë nga grupi militant

06/01/2025

Hamasi gati të lirojë 34 pengje – Izraeli: Nuk kemi marrë asnjë listë nga grupi militant

Izraeli dhe Hamasi vijojnë përplasjet rreth detajeve të një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe për të kthyer pengjet në shtëpi, pasi zyrtarët palestinezë thanë se bombardimet izraelite kanë vrarë më shumë se 100 persona gjatë fundjavës. Një zyrtar i Hamasit tha se grupi ka miratuar një listë me 34 pengje izraelite që do të ktheheshin si pjesë e një marrëveshjeje që mund të çojë përfundimisht në një armëpushim.

“Deri më tani, Izraeli nuk ka marrë ndonjë njoftim  nga Hamasi në lidhje me statusin e pengjeve që ka vedosur në listë"- tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. “Lista e pengjeve nuk iu dha Izraelit nga Hamasi, por fillimisht Tel Avivi ia dha ndërmjetësuesve perëndimorë në korrik të vitit të kaluar”- shtoi zyra e Netanjahut.

Prej muajsh të tërë, ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara vijojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Ditët e fundit negociatorët nga të dyja palët kanë zhvilluar bisedime në Doha. Të dielën një zyrtar i lartë i Hamasit i tha AFP se në fazën e parë të një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve fillimisht do të liroheshin gratë, fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët që mbahen ende në Gaza, por sipas tij Hamasit i duhej të paktën një javë kohë për të përcaktuar gjendjen e tyre.

“Hamasi ka rënë dakord të lirojë 34 të burgosurit, qofshin të gjallë apo të vdekur”, - shtoi ai. Gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor militantët palestinezë kapën 251 pengje, nga të cilët 96 janë ende në Gaza. Ushtria izraelite thotë se 34 prej tyre janë të vdekur.

Por zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha ne një deklaratë se Hamasi nuk i dhene një listë të tillë.

Një shtytje e madhe është duke u zhvilluar për të arritur një armëpushim në luftën e Izraelit në Gaza përpara se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të marrë detyrën më 20 janar.

“Ne duam shumë ta çojmë këtë në vijën e finishit në dy javët e ardhshme, kohën që na mbetet”, ka thënë sekretari amerikan i shtetit në largim, Antony Blinken, në një konferencë shtypi në Korenë e Jugut të hënën.

/rtsh.al/