RTSH 24 Live

Greqi

Greqia vendos kufizimeve për ta luftuar “murtajën e dhive”

01/08/2024

Greqia vendos kufizimeve për ta luftuar “murtajën e dhive”

Greqia e ka ndaluar transportimin e deleve dhe dhive në mbarë vendin në përpjekje për ta kufizuar përhapjen e një infeksioni shumë ngjitës të njohur si “murtaja e dhive”.

“Lëvizja e deleve dhe dhive për mbarështim, të majmë dhe therje është e ndaluar në tërë Greqinë” – tha Ministria e Bujqësisë.

Kjo ministri tha se raste të reja të infeksionit janë zbuluar në rajonin qendror, Larisa, si dhe në Korint, në jug.

Masa të ngjashme janë tashmë në fuqi në pjesë të Greqisë qendrore ku u raportua për herë të parë 'murtaja'.

Pothuajse 8 mijë dhi dhe dele janë groposur në pesëmbëdhjetë ditët e fundit ose pritet të vriten që nga konfirmimi i rastit të parë të murtajës në një njësi blegtorale në Kastraki Kalambakas, Greqi.

PPR nuk prek njerëzit, por është shumë ngjitëse midis dhive dhe deleve dhe mund të vrasë deri në 70% të të infektuarve.

Sapo të zbulohet një rast, e gjithë tufa vritet, ferma e prekur dezinfektohet dhe autoritetet testojnë kafshët në zonat e afërta për sëmundjen, në përputhje me protokollet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

1,200 të tjerë do të shtohen në fillim të kësaj jave, tha të hënën guvernatori rajonal Dimitris Kouretas.

Dy raste të tjera u zbuluan në ferma në rajonin qendror të Larisës dhe në zonën jugore të Korinthit gjatë fundjavës.

“Shtrëngimi i masave të sigurisë në të gjithë vendin konsiderohet i nevojshëm për arsye parandaluese dhe synon kufizimin e përhapjes dhe zhdukjen e sëmundjes”, tha ministria në një deklaratë.

Është e paqartë nëse masat do të ndikojnë në prodhimin e produkteve të qumështit si Feta, të cilat Greqia i eksporton globalisht. Tregjet e saj kryesore janë veçanërisht në Gjermani, MB dhe Suedi.

PPR u zbulua për herë të parë në Bregun e Fildishtë në 1942 dhe që atëherë është përhapur në të gjithë botën.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë vlerëson se sëmundja rezulton në humbje deri në 2.1 miliardë dollarë në mbarë botën çdo vit.

 

/rtsh.al/