Më shumë se 200 mijë kafshë, ose gati çereku i gjithë kafshëve të Greqisë, kanë ngordhur si pasojë e përmbytjeve nga stuhia "Daniel" që përshkoi vendin këtë muaj.
Bilanci është bërë i njohur nga Organizata Greke e Sigurimeve Bujqësore (ELGA) në Thesali, sipas ministrit të Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Lefteris Avgenakis.
Duke folur nga Qendra e Koordinimit të Krizave në Larisë, Avgenakisi tha se deri tani raportohet për 61.786 dele dhe dhi të ngordhura, 19.355 derra, 5.306 bagëti dhe 123.810 zogj.
Sipas ministrit, ka ende vështirësi në mbledhjen dhe menaxhimin e kafshëve të ngordhura dhe se "trajtimi i çështjeve që lidhen me shëndetin publik është përgjegjësi e të gjithëve ne".
Stuhia "Daniel" ka rezultuar tragjike edhe për banorët duke vrarë 15 persona, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe po banojnë në hotele, shkolla apo tek të afërmit.
Stafi qeveritar për çështjet financiare ka llogaritur shpërndarjen e 1 milard eurove për rajonin e Thesalisë në vitin 2023, nga të cilat 600 milionë euro nga buxheti dhe 400 milionë euro nga burimet europiane.
/rtsh.al/