RTSH 24 Live

Ekonomi

Gonxhja: Shndërrim i fshatrave “të braktisur” në qendra turistike

25/06/2024

Gonxhja: Shndërrim i fshatrave “të braktisur” në qendra turistike

Prej disa vitesh agroturizmi shihet si sektori më efikas në rivitalizimin e zonave rurale.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka theksuar se shndërrimi i fshatrave “të braktisur” në qendra turistike po zbatohet edhe në Shqipëri.

Me origjinë nga Italia në vitet 1980, modeli "Albergo Diffuso (AD)"  ka të bëjë më shumë sesa thjesht akomodim, ka të bëjë me përjetimin e jetës në fshatra dhe qendra të vogla historike.

Sipas këtij modeli, në vend të ndërtimeve të reja të hoteleve, AD shfrytëzon shtëpitë ekzistuese të fshatit.

Akomodimet janë të shpërndara nëpër shtëpi të banuara, duke ftuar vizitorët të jetojnë si vendasit.

Gjithashtu AD është një model i turizmit të qëndrueshëm që respekton dhe integrohet me komunitetet dhe natyrën lokale.

E parë në këtë kontekst, përmes nismave të reja, qeveria adresoi mbështetje të veçanta për zhvillimin e agroturizmit, i cili sot ka marrë hov thuajse në çdo zonë rurale të vendt dhe jo vetëm.

Në thelb të këtij modeli qëndron fakti i të përjetuarit të jetesës së vërtetë lokale. Ndërkohë që angazhohesh me komunitetet duke ruajtur stilin e jetesës dhe mjedisin e tyre.

/ rtsh.al /