RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjykata pranon kërkesën, gjykim i shkurtuar për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla

05/03/2021

Gjykata pranon kërkesën, gjykim i shkurtuar për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish- prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për gjykim të shkurtuar. Me kërkesë të prokurorit të SPAK, seanca është shtyrë për më 19 mars për paraqitur konkluzionet përfundimtare. Kujtojmë se zoti Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë. Gjykata mori vendimin për sekuestrimin e pasurive të ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla. Më herët ai ankimoi vendimin duke kërkuar që çështja e tij të gjykohej nga një gjykatë e thjeshtë dhe jo nga gjykata e posaçme anti korrupsion. Por kërkesa e tij u hodh poshtë. Ish-kryeprokurori është shpallur nga Departamenti Amerikan i Shetit si person ‘non grata’ dhe i është ndaluar atij dhe familjes hyrja në SHBA.