RTSH 24 Live

Botë

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër arresti ndaj Vladimir Putinit

17/03/2023

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër arresti ndaj Vladimir Putinit

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër arresti përt për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, anëtare e qeverisë së tij. Belova është zyrtarja në qendër të skemës për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka bërë të ditur se si Putin ashtu edhe Lvova-Belova janë “përgjegjës për krime lufte të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të fëmijëve nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”.

Përpjekjet e Lvova-Belova përfshijnë në mënyrë specifike birësimin e detyruar të fëmijëve ukrainas në familjet ruse, të ashtuquajturin 'edukim patriotik' të fëmijëve ukrainas, ndryshimet legjislative për të përshpejtuar dhënien e shtetësisë së Federatës Ruse për fëmijët ukrainas dhe largimin e qëllimshëm të tyre drejt Rusisë”, theksohet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.  

Në deklaratën e ICC-së ka “baza të arsyeshme për të besuar se Putini mban përgjegjësi individuale penale për krimet e lartpërmendura”, si për kryerjen e akteve drejtpërdrejt ose nëpërmjet të tjerëve dhe për “dështimin e tij për të ushtruar kontrollin e duhur mbi civilët dhe ushtarakët”.

Nga ana tjetër Rusia i ka cilësuar raportimet për zhvendosje të dhunshme si “absurde dhe tha se bën më të mirën” për të mbajtur të miturit me familjet e tyre, transmeton CNN.

Njoftimi i ICC-së vjen vetëm disa ditë pasi disa media amerikane raportuan se gjykata po planifikonte të hapte dy raste të krimeve të luftës të lidhura me pushtimin e Ukrainës dhe të lëshonte urdhër-arreste.