RTSH 24 Live

Greqi

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fredi Belerit 

12/07/2024

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fredi Belerit 

Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, arrestuar më 12 maj në lokalin e tij, kur po ofronte para për të blerë  vota në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Lartë rrëzoi të premten kërkesën e tij,  për pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e dënoi atë me 2 vite burg. Treshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosi mospranimin e kësaj kërkese. Më 5 maj, trupi gjykues i përbërë nga Erjon Çela, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka vendosën ta dënojnë me 2 vjet burg, Fredi Belerin - nga 2 vite e 6 muaj që  kishte kërkuar SPAK.

Fredi Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, dhe fitoi ndaj tij në zgjedhjet e 14 majit 2023 vetëm me 19 vota më shumë. Ai u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, u vendos 1.6 vite burg, që konvertohen me 3 vite shërbim prove. 


/ rtsh.al /