RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjirokastër, e zë poshtë zetori, humb jetën 55 vjeçari

10/06/2023

Gjirokastër, e zë poshtë zetori, humb jetën 55 vjeçari

Një qytetar i moshës 55-vjeç ka humbur aksidentalisht jetën në Gjirokastër, si pasojë e përmbysjes së zetorit, i cili e ka zënë poshtë. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Gjirokastrës, e cila informon se ngjarja ka ndodhur në fshatin Karjan.

“Në datën 10.06.2023, rreth orës 20:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi K. S., 59 vjeç, duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin K. S., i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.”- njofton policia.

/rtsh.al/