RTSH 24 Live

Sociale

Gjirokastër/Baza ushqimore,vështirësi për blegtorët e fshatit Kolonjë

22/02/2021

Gjirokastër/Baza ushqimore,vështirësi për blegtorët e fshatit Kolonjë

Fshati Kolonjë,në njësinë administrative Picar i vendosur 22 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës ka qënë nga zonat ku përherë ka patur reshje të dëborës.Reshjet e fundit gjatë javës së kaluar nuk kishin shënuar rreziqe për 60 familjet e kësaj zone rurale.Shumica e banorëve të këtij fshati merren me blegtori nëpërmjet të cilit sigurojnë të ardhurat e tyre familjare,nje faktor i mbarëvajtjes të zhvillimit blegtoral është sigurimi I bazës ushqimore për bagëtitë që disponojnë.Banorët e fshatit Kolonjë të pyetur për RTSH Gjirokastra janë shprehur se bazën ushqimore për bagëtitë dhe gjedhët i sigurojnë me vështirësi.Këta të fundit i ushqejnë me miser dhe jonxhë pjesërisht i kanë siguruar që prej sezonit veror të cilat i depozitojnë nëpër stallat e tyre dhe pjesën tjetër i sigurojnë më shpenzimet e tyre por hasin vështirësi si pasojë e mundësive financiare 

"Problem nuk kemi pasur nga dëbora në fshat pasi nuk ka rënë aq shumë sa vitet e kaluara.Gryka e Skërficës bëri të vetën duke penguar reshjet e saj.Pavarësisht kësaj jemi munduar me vështirësi të sigurojmë bazën ushqimore për bagëtitë.Ne si fshat gjithmonë jemi marrë me blegtori pasi me atë sigurojmë të ardhurat tona.Ne shumicën e rasteve i kemi blerë për faktin se tokat në fshat nuk punohen pasi rinia ka ikur.Një pjesë të paktë të tyre i kemi garantuar që prej sezonit veror dhe i mbajmë nëpër stalla.Ne bagëtitë i mbajmë me misër dhe jonxhë.Dhe ato baza që i blejmë i marrim me shumë vështirësi si shkak i mundësive financiare"

Një problematikë e hasur nga reshjet e fundit në Kolonjë ishin ndërprerjet e herepashershme të energjisë elektrike,sipas banorëve të këtij fshati intervalet kishin arritur deri dhe në një javë pa drita.Pavarësisht kësaj situate siç shprehen vemendja e shtetit nuk ka munguar. 

"Gjatë kohës së borës kemi patur probleme me dritat,na fikeshin nga 4-5 orë në ditë,biles ka patur dhe një javë pa drita.Pavarësisht kësaj gjithmonë grupet e OSHHE-s kanë ardhur në fshat dhe kanë ndërhyrë"