RTSH 24 Live

Politikë

Gjikondi: Salianji nuk duhej dënuar. Do të sjellë pasoja në klimën politike

2 orë para

Gjikondi: Salianji nuk duhej dënuar. Do të sjellë pasoja në klimën politike

Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini, se ajo që ndodhi me deputetin Ervin Salianji ishte e pa vend dhe nuk duhet të dënohej.

Sepse sikurse tha ajo, “kjo situatë do të shfrytëzohet nga PD-ja dhe do të tensionojë klimën politike”.

Unë për vetë, u shpreh ajo, duhet të kem një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të vërtetën mendoj se është një ngjarje e panevojshme dhe mund të kursehej shqiptarëve.

“Neni 355 i Kodit përmban dhe disa dënime alternative që përfshinë nga gjoba deri në dënim në 5 vite.  Salianji nuk hynë tek personazhet me një skedë penale që mund të ishte një subjekt për tu dënuar me burg. Mendoj që gjykata duhet të ishte më e kujdesshme dhe më vizionare. Personalisht hy tek personat që mendoj që ishte një ngjarje që mund të kursehej.  po ta shikosh me gjakftohtësi penalizon dhe drejtësinë shqiptare dhe po ta shikojmë me kujdes PD-ja po bashkon kauzën e Berishës me atë të Salianjit duke e bërë një çështje të vetme.

Gjikondi: Berishës i duhej Salianji në burg

Gjikondi deklaroi në emisionin se personi që ka pasur interes për të dënuar deputetin Ervin Salianji është vetë Sali Berisha.

“Berishës i duhej një personazh jo aq i fajshëm por që dora ka qenë më e ashpër për ta goditur, sikurse është Salianji, dhe ti bashkëngjisë dhe çështjen e tij që në fakt e ka me SPAK dhe me  Amerikën. Pra Berisha do që të legjitimoj luftën e tij”, theksoi ajo.

Në analizën e saj, Gjikondi i është rikthyer dhe një herë çështjes së marrjes së vulës dhe simboleve të PD-së nga Sali Berisha.  Ajo theksoi se u pa që ishte një marrje “vule” pak në mënyrë të çuditshme dhe këta e dinë shumë mirë që të njejtët gjyqtar që dhanë vulën janë po ata që  dënuam deputetin Ervin Salianji.

 

 

/rtsh.al/