RTSH 24 Live

Politikë

Hasimja: Dënimi i Salianjit, akt me pasoja politike

3 orë para

Hasimja: Dënimi i Salianjit, akt me pasoja politike

Analisti Ermal Hasimja, në emisionin ‘3D nga alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se dënimi i Salianjit është një akt me pasoja politike. Sipas tij, kohët kanë ndryshuar dhe tani aksionet politike bëhen aty ku janë kamerat.

“Ato i dogjën aty ku ishin kamerat. Qytetari percepton se është shkelur një vijë e kuqe në rastin e Salianjit. Është akt me pasoja politike, pavarësisht se është brenda sistemit drejtësisë. Opozita e interpreton si akt politik. Opozita ka zgjedhur një inskenim mediatik për të çuar mesazhet e veta. Kostot më të larta i paguan shumica. Flas vetëm për perceptimin. Nuk shoh përfitime nga mazhoranca.”, tha  Hasimja.

/rtsh.al/