RTSH 24 Live

Botë

Gjermania: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit 'duhet të ndalet menjëherë'

4 orë para

Gjermania: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit 'duhet të ndalet menjëherë'

Ministria e Jashtme gjermane dënoi sulmet me raketa nga ana e Iranit nw drejtim tw Izraelit.

Gjermania kërkoi që Irani të përfundojë sulmin e tij raketor ndaj Izraelit, duke shprehur frikën se përshkallëzimi i luftimeve mund të nxisë konflikt të mëtejshëm.

"Unë dënoj sulmin e vazhdueshëm në termat më të fortë të mundshëm," postoi Annalena Baerbock, ministrja e Jashtme, në X, duke shtuar se "Irani duhet të ndalojë menjëherë sulmin" pasi ai "po e çon rajonin më tej drejt humnerës".

 

/rtsh.al/