RTSH 24 Live

Botë

Gjermania do të votojë kundër tarifave të BE-së për automjetet elektrike kineze

4 orë para

Gjermania do të votojë kundër tarifave të BE-së për automjetet elektrike kineze

Qeveria gjermane do të votojë kundër vendosjes së tarifave të Bashkimit Evropian për automjetet elektrike nga Kina.

Sipas DPA, vendet e BE-së do të votojnë këtë të premte për çështjen kontestuese të tarifave shtesë deri në 35% për automjetet elektrike me bateri të importuara nga Kina. Qëllimi i Berlinit ishte konkurrenca e ndershme dhe jo një lufta tregtare.

"Vendimi gjerman mund të ndihmojë në torpedimin e masës, e cila kërkon që të refuzohet kundërshtimi nga 15 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së bllokut", thuhet në artikull.

Industria e fuqishme gjermane e makinave, e cila mbështetet shumë në tregun kinez, ka paralajmëruar për një konflikt tregtar global dhe ka lobuar intensivisht kundër tarifave.

Kancelari Olaf Sholz (Scholz) gjithashtu ka sinjalizuar kundërshtimin e tij, ndërsa partnerët e tij të koalicionit kanë vënë në pikëpyetje më tej masën e BE-së.

Tarifat, të cilat mund të zbatohen në nëntor, ende mund të shmangen nëse Kina dhe BE bien dakord për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Makinat elektrike kineze janë mesatarisht 20% më të lira se modelet e BE-së.

/rtsh.al/