RTSH 24 Live

Botë

Gjermania arreston dy rusë, akuzohen për komplot për sulm ndaj bazave ushtarake

18/04/2024

Gjermania arreston dy rusë, akuzohen për komplot për sulm ndaj bazave ushtarake

Dy shtetas rusë janë arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se po planifikonin sulme sabotuese ndaj objekteve ushtarake amerikane. Dy shtetasit rusë Dieter S dhe Alexander J, dyshohen se kanë vepruar si spiunë rusë në emër të Kremlinit.

Prokurorët gjermanë bën me dije se po kontrollohen shtëpitë e vendet e punës së dy rusëve të arrestuar.

Sipas deklaratës së prokurorëve, të akuzuarit dyshohet se kanë punuar për një shërbim sekret të huaj në një incident të rëndë.

Për më tepër, Dieter S, raportohet se është një shtetas i dyfishtë ruso-gjerman dhe akuzohet për "komplot për të shkaktuar një sulm shpërthyes dhe zjarrvënie, duke vepruar si agjent për qëllime sabotimi dhe për mbledhjen e rrezikut të sigurisë së inteligjencës në instalimet ushtarake".

Dieter S kishte qenë në kontakt me një anëtar të shërbimeve sekrete ruse dhe kishte zhvilluar plane sabotimi në Gjermani që nga tetori 2023.

“Ai e përqendroi vëmendjen e tij në vendet ushtarake gjermane dhe amerikane”, sipas provave të mbledhura nga hetuesit, të cilat përfshijnë video dhe fotografi.

/rtsh.al/