RTSH 24 Live

Botë

Tbilisi, protesta kundër projektligjit për agjentët e huaj

01/05/2024

Tbilisi, protesta kundër projektligjit për agjentët e huaj

Policia gjeorgjiane ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për  të shpërndarë protestuesit e mbledhur jashtë godinës së parlamentit të vendit kundër një projekligjit për agjentët e huaj  për të cilat opozita thotë se shënjestronë dhe liritë e mediave.  

Turmat e protestueve, që hodhën vezë dhe shishe ndaj forcave të zbatimit të ligjit, fillimisht u tërhoqën, por përplasjet vijuan në sheshin Rustaveli. Një numër personash u plagosën dhe u arrestuan.  
Kreu i partisë kryesore opozitre Lëvzija Kombëtare e Bashkuar, u rrah brutalisht dhe u dërgua në spital.  Dëshmitarët nga vendngjarja u shprehën se policia sulmoi fizikisht protestuesit.  

Në projekligjin që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytetin Tbilisi, organziatat që marrin më shumë se 20 përqind të fondeve nga jashtë janë të detyruara të regjistrohen si agjentë të huaj ose do të përballen me gjoba.  

Projekti i ligjit në Gjeorgji krahasohet me atë rus që përdoret për të goditur disidentët në Rusi.  

Bashkimi Europian dhe vendet perëndimore kanë paralajmëruar se legjislacioni mund të ndalë integrimin europian të Gjeorgjisë. Në muajin dhjetor vendi mori statusin e kandidatit për anëtarësim në bllok.  

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /