RTSH 24 Live

Botë

Tel Aviv, Blinken u takua me të afërm të pengjeve izraelitë 

01/05/2024

Tel Aviv, Blinken u takua me të afërm të pengjeve izraelitë 

Të afërmit izraelitëve që vijojnë të mbahen peng nga Hamasi në Gaza, sekretari amerikan i shtetit Entony Blinken i ka siguruar se SHBA nuk do të reshtë përpjekjet derisa pengjet të kthehen në shtëpitë e tyre.  "Jemi të vendosur dhe nuk do të ndalim derisa të bashkohen me të dashurit tuaj. Prandaj, ju lutemi kini besim. Do të jemi me ju derisa kjo të arrihet", iu tha Blinken të afërmve dhe protestuesve për lirimin e pengjeve mbledhur jashtë hotelit ku sekretari amerikan po qëndron në Tel Aviv.  

Më tej serketari amerikan bëri të ditur se për momentin po diskutohej një propozim të cilit Hamas duhet t’i thoshte po. Në Tel Aviv, Blinken u takua me presidentin Isaac Herzog, ku sërish shprehu vendosmërinë për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi për të kthyer pengjet në shtëpitë e tyre.  "E vetmja arsye për mosarritjen e një marrëveshje të tillë do të jetë për shkak të Hamasit, u shpreh sekretari amerikan i shteti, i cili gjithashtu vuri në dukje nevojën për mbrojtjen e jetëve të civilëve nga luftimet që po vijojnë mes grupit militant dhe forcave izraeltie.  "Na duhet të përqëdrohemi edhe tek njerëzit që po vuajnë, që t’u dorëzojmë atyre ndihmën, ushqimet, medikamentet, ujin dhe strehën për të cilën kanë nevojë" i tha sekretari amerikan i shtetit presdientit izraelit.

Ndërkohë përsa i përket propozimit  më të fundit për armëpushim të cilit iu referuar Blinken, mediat egjipitiane raportojnë se Hamas i ka kërkuar ndërmjetësuesve nga Egjipti dhe Katari të sigurojnë më shumë qartësi për kushtet e tij.  Grupi militant kërkon kushte të qarta për kthimin pa kushte të të zhvendosurve në veri të Gazës dhe që faza e dytë e marrëveshjes të përfshijë diskutimin e tërheqjes së plotë dhe graduale të trupave izraelite nga Rripi i Gazës,  pasi propozimi që po diskutohet aktualisht nuk shpjegon plotësisht se kush do të lejohet të kthehet në veri të enklavës.  Marrëveshja përfshin që fillimisht të lirohen 33 pengje civile dhe të sëmurë në këmbim të qindra palestinezëve që mbahen të burgosur në burgjet izraelite. 

Gazetare Eda Pepa

/ rtsh.al /