RTSH 24 Live

Europë

Gjermani, Social-Demokratët fitojnë zgjedhjet parlamentare

27/09/2021

Gjermani, Social-Demokratët fitojnë zgjedhjet parlamentare

Me të gjitha votat e numëruara, social-demokratët gjermanë (SPD) fituan zgjedhjet për Bundestagun duke dalë përpara bllokut konservator CDU/CSU të kancelares Angela Merkel, sipas faqes zyrtare të komisionerit federal të zgjedhjeve.

SPD mori 25,7% të votave, çka përbën rezultatin e saj më të mirë në vite, ndërsa blloku CDU/CSU i Merkelit ra në nivelin më të ulët historik prej 24,1% pas 16 viteve të saj në detyrë.

Të gjelbrit arritën rezultatin më të mirë në historinë e tyre me 14,8 për qind dhe ishin forca e tretë më e fortë.

”Demokratët e Lirë” (FDP) miqësorë ndaj biznesit u përmirësuan në 11,5%, ndërsa AfD e krahut të djathtë ra nga e treta në të pestën me 10,3 për qind. /ATSH