RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas, Këshilli Ndërfetar: I lutemi Zotit për shërim të shpejtë

3 orë para

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas, Këshilli Ndërfetar: I lutemi Zotit për shërim të shpejtë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, përmes një mesazhi, i ka uruar shërim të shpejtë Kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh po përballet me një gjendje të rënduar të shëndetit të tij.

Ne, anëtarët e Bordit të Presidencës, Kryetari i KNFSH-së Mons. Gjergj Meta, anëtarët e Bordit të Presidencës, H. Bujar Spahiu (Kryetar i KNFSH-së 2023), H. Dede Edmond Brahimaj (Kryetar i KNFSH-së 2021) dhe Pastor Ergest Biti, me nderim dhe lutje të thella, i drejtohemi Zotit për shërimin e shpejtë të Kryepiskopit Anastas, bashkëthemelues i KNFSH-së në vitin 2007, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në vitet 2018-2019 dhe 2024 dhe aktualisht anëtar i Bordit të Presidencës.

Ne lutemi me besim dhe përulësi, që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar. Kontributi dhe inspirimi i tij për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërfetar janë një mësim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne. O Zot, ne të lutemi që ta mbështesësh me çdo bekim dhe t’i dhurosh atij shumë vite të tjera shërbimi të bekuar, plot paqe dhe forcë shpirtërore, duke udhëhequr kështu një shembull të paqes dhe unitetit në shoqërinë tonë. Amin!”, thuhet ne mesazhin e Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë.

Kryepeshkopi Anastas ndodhet për kurim në Greqi, ndërsa dy ditë më parë iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Në datën 30 dhjetor, Kryepeshkopi Anastas u shtrua në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal, i cili me kalimin e ditëve u shndërrua në një infeksion i shoqëruar me gjakderdhje. Ai u transferua Në spitalin "Evangelismos" më 3 janar dhe po qëndron tanimë i intubuar.

/rtsh.al/