Një makinë e tipit Land Rover është gjetur e djegur në Grudë të Shkodrës dhe brenda automjetit janë gjetur 2 armë zjarri automatikë.
Dyshohet se makina e gjendur lidhet me masakrën e ndodhur sot në këtë qytet.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës, ku Hamza Lici dhe Arlind Bushati po ktheheshin nga Mali i Zi, ndërkohë që në Dobraç u sulmua nga persona ende të paidentifikuar.
Makina e djegur u gjet 7 kilometra larg vendit të ngjarjes.
Policia sqaron se Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz, kur janë sulmuar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të pa identifikuar ku kanë gjetur dhe vdekjen.
Bushati i mbeti i plagosur rëndë, u dërgua për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërsa, ka mbetur e vdekur edhe kalimtarja e rastit Flutura Basha, ndërsa u plagos bashkëshorti i saj Bashkim Basha.
/rtsh.al/