Kuptimi i jetës është një mister me të cilin kanë luftuar kulturat përgjatë epokave. Ajo ka çuar në krijimin e vendeve të shenjta duke ndërtuar mrekulli arkitekturore për të nderuar perënditë e tyre dhe gjetur lidhje domethënëse në pyjet e shenjta, malet e shenjtë dhe shkëmbinjtë e shenjtë.
Nga ndërtimi i Stonehenge në Angli e deri te piramida e Chichen Itza në Meksikë, qytetërimet e lashta kanë bërë përpjekje të mëdha për të shënuar solsticet dhe ekuinokset, ose për të komunikuar me paraardhësit apo shpirtrat.
Nga gurët misterioz të drerit të Mongolisë deri te qytetet për të nderuar të vdekurit, vendet e lashta të ndërtuara nga njerëzit që përpiqen t'i japin kuptim jetës, vdekjes dhe universit janë të shpërndara në të gjithë planetin.
Rruga e kockave të balenave, Rusi
Në një ishull i vogël në Detin Bering të Siberisë ekziston një rregullim i brinjëve dhe rruazave gjigante të balenave të njohura si "Rruga e kockave të balenave". Kalimi 550 metra i gjatë, i cili del nga toka pranë oqeanit ka një pamje e frikshme. Teoria arkeologjike është se ky vend shërbente për mbledhjen e njerëzve, të cilët ngrinin kockat e balenës dhe vendosnin lëkurat, si kau ose ariu polar sipër duke krijuar një dhomë dhe zhvillonin aty takimet e shenjta. Gjithçka që ka mbetur tani janë kockat e balenës.
Hegra, Arabia Saudite
Hegra ishte qyteti i dytë i Nabateans, të cilët ndërtuan kryeqytetin e tyre të njohur, Petra. I vendosur në rajonin Al-Ula të Arabisë Saudite, qyteti i lashtë prej guri i ka rrënjët që nga shekulli I para Krishtit. Është gjithashtu vendi i parë i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Arabinë Saudite , shtëpia e më shumë se 100 varreve të ruajtura mirë me fasada të hollësishme të gdhendura në daljet e gurëve ranor.
Gjurmët e duarve Anasazi, Shtetet e Bashkuara
Arti i lashtë shkëmbor gjendet në të gjithë SHBA-në jugperëndimore, veçanërisht në Utah, New Mexico, Arizona dhe Kolorado. Të njohura si petroglife, fotografitë shpesh shfaqin figura njerëzore, kafshë, armë gjuetie dhe gjurmë duarsh. Vendet konsiderohen të shenjta nga shumë amerikanë vendas, të cilët i shohin ato si lidhje të vlefshme me të kaluarën dhe trashëgiminë e tyre kulturore. Këto duar në shkëmb mendohet se janë rreth 4000 vjet të vjetra, por janë në gjendje të shkëlqyer.
Gurët e lashtë të drerit, Mongoli
Mongolia është një vend i jashtëzakonshëm me një histori të pasur. Ka varreza të lashta të shpërndara në të gjithë zonën veriore, ku brenda tyre do të ishte vendi i varrosjes së një luftëtari shumë të respektuar. Të varrosura në gurë janë artefakte, si shpata, kuti bizhuterish dhe pasuri të ndryshme që një luftëtar do të kishte mbledhur gjatë gjithë jetës. Megalitët e lashtë, të njohur si "gurët e drerit" dhe zakonisht të bëra nga graniti, ndodhen afër varreve. Në këto gurë të lartë janë të gdhendur dre mitologjik, që ngjiten me shtizat dhe shigjetat e luftëtarit. Gurët datojnë midis shekullit të 13-të dhe të 9-të para Krishtit.
Angkor Wat, Kamboxhia
Kompleksi i famshëm i tempullit të Angkor Wat është monumenti më i madh fetar në botë, i shtrirë mbi 400 km katrore pak jashtë Siem Reap në Kamboxhia. E ndërtuar në fillim të shekullit të 12-të si kryeqyteti i perandorisë së Kmerëve, vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ishte fillimisht një tempull hindu, por u shndërrua në një tempull budist nga fundi i shekullit dhe tani është një nga vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit në botë për budistët. Murgjit, murgeshat, kamboxhianët lokalë dhe budistët vizitorë vijnë këtu çdo ditë për të bërë lutje dhe oferta, ndërsa udhëtarët shpesh mblidhen çdo mëngjes për të parë diellin duke ndezur tempujt duke përjetuar një përvojë shpirtërore unike. Kompleksi Angkor përfshin më shumë se 70 tempuj dhe rreth 1000 ndërtesa, statuja të panumërta të Budës, me vepra arti dhe gdhendje që tregojnë histori budiste por edhe atë hindu.
Mali Nemrut, Turqi
Mali Nemrut 2,134 metra i lartë në Turqinë juglindore është shtëpia e një vendi të trashëgimisë botërore të UNESCO-s që njihet si "Froni i Perëndive". Në majë është një vend i shenjtë fetar dhe një tumë e lashtë varrimi, që daton në shekullin 1 para Krishtit, e ndërtuar nga mbreti Antiochus I i Mbretërisë së Commagene. Arkeologët besojnë se mali Nemrut ishte një vend i shenjtë për njerëzit e Commagene, prandaj mbreti Antiochus I donte që varri i tij të vendosej atje. Përreth tumës gjenden statuja masive të perëndive greko-persiane, duke përfshirë Zeusin, Herkulin dhe Apollonin. Statujat, të cilat arrijnë deri në 9 metra të larta, janë një vepër inxhinierike që duket se sfidojnë periudhën kohore kur u ndërtuan. Mali Nemrut është një vend i shenjtë që qëndron në një peizazh të zymtë, e mbushur me statuja me kokat e prera dhe të shpërndara përreth.
/rtsh.al/