RTSH 24 Live

Kulturë

Gdhendja në dru, një trashëgimi që jeton në duart e Pirro Ickës

16/02/2025

Gdhendja në dru, një trashëgimi që jeton në duart e Pirro Ickës

Në një cep të vogël të Pogradecit, mjeshtri Pirro Icka vazhdon të mbajë gjallë një nga zanatet më të rralla dhe më të vjetra të qytetit, artin e gdhendjes në dru. I rritur mes tingujve të sqeparit dhe daltës, ai është trashëgimtar i një tradite shekullore të familjes së tij. Pas një dite si pedagog, Pirroja i përkushtohet ateliesë së tij, ku krijon vepra unike që pasqyrojnë kulturën dhe historinë shqiptare.

Kemi 4 breza që merremi, që nga koha e stërgjyshit tim në mënyrë të pandërprerë. Është një zanat i bukur por që duhet pasion për ta punuar si çdo zanat tjetër”, u shpreh drugdhendësi Pirro Icka.  

Të paktë janë ata që e vlerësojnë këtë art siç duhet, dhe në një treg ku prodhimet industriale mbizotërojnë. Pavarësisht kësaj, Pirro Icka vazhdon të punojë me pasion, duke ruajtur autenticitetin dhe historinë që mbartin veprat e tij.

Shoqëria sot është e prirur pas gjërave më moderne”, u shpreh Icka.

Në atelienë e tij, çdo copë druri kthehet në një histori, dhe çdo vepër është një dëshmi e shpirtit të artit të tij. Pavarësisht sfidave, ai nuk ka ndërmend të ndalet, duke ruajtur një traditë që, falë tij, vijon të jetojë edhe sot.

Gazetare: Elsa Xhindole

/rtsh.al/