RTSH 24 Live

Sociale

Gazmir Rama nga Gjormi i Kurbinit la emigrimin për të punuar tokën

17/04/2024

Gazmir Rama nga Gjormi i Kurbinit la emigrimin për të punuar tokën

Në fshatin Gjorm të Kurbinit, i njohur për plantacionet e mbjella me ullinj, gjendet 42- vjeçari Gazmir Rama.

Ai ka disa vite që është kthyer nga emigrimi, dhe përvojën e fituar nga puna atje, vendosi ta shfrytëzojë në vendlindje ku ka tokën dhe familjen.

Çdo ditë e gjen duke u kujdesur për fidanët dhe pemët por siç thotë shërbimi nuk bëhet vetëm për përfitimin e të ardhurave duke shkuar përtej saj, te lidhja që krijohet me tokën dhe bimën.

Në plantacionin e tij ka disa lloje varietetesh të ullirit, ndërsa kujdeset të shtojë sipërfaqet me fidanët e rinj.

Duarartë dhe plot dëshirë për t’i dhënë jetë tokës, Gazmiri ka ngritur një vresht të vogël rrethuar me dru arrorë, por nuk mungojnë as shegët apo thanat.