RTSH 24 Live

Greqi

Gazeta greke: Beleri “penalizon” Demokracinë e re, i zvogëlon pushtetin në PPE

25/06/2024

Gazeta greke: Beleri “penalizon” Demokracinë e re, i zvogëlon pushtetin në PPE

Gazeta “Estia” publikon një raport sipas të cilit Partia Popullore Evropiane – Grupi parlamentar i Demokracisë së Re (ND), nuk e ka lejuar Fredi Belerin të votojë elektronikisht në zgjedhjet për zgjedhjen e nënkryetarëve të PPE.

Me kryeartikull me titull “Humbje e dimensioneve kombëtare të Demokracisë së Re në Partinë Popullore Europiane”, gazeta e djathtë “ESTIA” flet sot për një disfatë të konservatorëve greke, duke paraqitur prapaskenat përkatëse të luajtura në Bruksel orët e fundit.

“Estia”  shkruan atë që  ndodhi në zgjedhjet e brendshme partiake për emërimin e nënkryetarëve të PPE? E konsiderojnë çështje shqiptare me etiketën “corruption issue” “çështje korrupsioni” në Bruksel dhe kërkojnë mosregjistrimin e eurodeputetit grek në PPE!

Dobësimi politik i qendrës së djathtë greke, e cila u rendit si partia e dhjetë më e fuqishme ndër partitë simotra, ndërkohë që ishte e para – janë nëntitujt e kryeartikullit që botoi pikërisht ditën e gjyqit të Fredi Belerit.  Mandati i ri parlamentar i Nea Democracias në Parlamentin Evropian dhe Partinë Popullore Evropiane u inaugurua me ogur të keq, theksohet në shkrim.

“Sipas një versioni, ai nuk është lejuar as të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa në një version tjetër të raportit thuhet se ka dërguar një email, por nuk është llogaritur në rezultatin përfundimtar”

Më tej Hestia thekson se në PPE “çështja Beleri” konsiderohet një “çështje e brendshme” e Shqipërisë dhe në fakt një “çështje korrupsioni” pasi Partia Popullore pranon aktakuzën shqiptare dhe “për këtë arsye kërkohet që të mos për ta regjistruar në radhët e saj PPE”

Fuqia e saj brenda këtyre institucioneve është zvogëluar dukshëm pas performancës së dobët elektorale në zgjedhjet e fundit evropiane. Dy fakte në dukje të palidhura e vërtetojnë këtë. E para: Siç zbulon sot “Estia”, kryesia e PPEsë nuk e ka lejuar eurodeputetin e Demokracia e Re, Fredi Beleri, i burgosur në burgjet shqiptare, të marrë pjesë në procedurat e zgjedhjes së nënkryetarëve të PPE-së me votim elektronik! Sipas një versioni -vazhdon artikulli -atij nuk ju lejua fare as të votonte me email.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pohoi se pas një komunikimi që ka pasur me kryetaren e Eurogrupit të ND, Eliza Vosenberg,  realiteti është diametralisht i kundërt në lidhje me pjesëmarrjen e Fr. Beleris në zgjedhjet e brendshme partiake për emërimin e nënkryetarëve të PPE.

Ndërsa një variant tjetër pretendon se ai ka dërguar një email përfundimtar, i cili megjithatë nuk është llogaritur në rezultatin përfundimtar. Sido që të jetë, kjo është një disfatë e përmasave kombëtare, -thekson gazeta- sidomos kur shoqërohet me informacione se në Bruksel, në radhët e udhëheqjes së PPE nën drejtimin e Manfred Ëeber, çështja Beleri konsiderohet tani për tani thjesht çështje e brendshme e Shqipërisë.

 

/rtsh.al/