RTSH 24 Live

Botë

Gaza godet me raketa Izraelin. Persona të armatosur palestinezë futen nëpër qytete

07/10/2023

Gaza godet me raketa Izraelin. Persona të armatosur palestinezë futen nëpër qytete

Lëvizja islamike palestineze Hamas ka kryer sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, ndërsa pas bombardimit me raketa të lëshuara nga Rripi i Gazës, persona të armatosur që kaluan kufirin.

Ndërsa sirenat paralajmëruese u dëgjuan në të gjithë Izraelin jugor dhe qendror, duke përfshirë Jerusalemin, ushtria izraelite tha se ishte në një gjendje lufte ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë. Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga bombardimet dhe mbi 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ky është përshkallëzimi më serioz që kur Izraeli dhe Hamasi luftuan një luftë 10-ditore në vitin 2021.

Mediat izraelite raportuan për përleshje me armë midis luftëtarëve palestinezë dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit.

Komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif, njoftoi fillimin e operacionit në një transmetim në mediat e Hamasit, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.

"Kjo është dita e betejës më të madhe për t'i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë", tha ai, duke shtuar se ishin lëshuar 5000 raketa.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj po operonin brenda Gazës, por nuk dhanë detaje.

“Një numër terroristësh janë infiltruar në territorin izraelit nga Rripi i Gazës”, tha ushtria në një deklaratë, duke shtuar se banorëve në zonën përreth Rripit të Gazës u ishte thënë të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Mediat izraelite raportuan se persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj kalimtarëve në qytetin e Sderot, në jug të Izraelit./ BBC

/rtsh.al/