RTSH 24 Live

Botë

Frika nga manipulimi i fushatës zgjedhore në Indi, shqetësim videot me inteligjencë artificiale

22/04/2024

Frika nga manipulimi i fushatës zgjedhore në Indi, shqetësim videot me inteligjencë artificiale

India po përballet me një fushatë politike të sajuar, me video të krijuara artificialisht për të mbështetur opozitësn dhe për të kritikuar kryeministrin Narendra Modi.

Dy video tashmë virale, që përdorin fytyrën dhe zërin e dy artistëve të njohur të Bollivudit, janë para më shumë se gjysmë milion herë në harkun e një jave.

Videoja 30-sekondëshe e Amir Kanit (o. Aamir Khan) dhe një tjetër 41-sekondëshe e Ranvir Singit (Ranveer Singh) kritikojnë kryeministrin Modi për premtime të pambajtura dhe që nuk ka mundur të adresojë problemet kritike ekonomike gjatë dy mandateve të tij në krye tëqeverisë. Vetë aktorët kanë deklaruar se videot janë false.

"Votoni për Drejtësinë, votoni për Kongresin," thuhet në sloganët e videove të krijuara me inteligjencë artificiale, që supozohet se janë në mbështetje të partisë politike Kongresi.

Zëdhënësja e Kongresit, Suxhata Pol (o. Sujata Paul) e shpërndau videon e aktores Sing te 16 mijë ndjekësit e saj në rrjetin "X" në mesin e prillit, dhe deri tani materiali është rishpërndarë 2.900 herë, është pëlqyer 8.700 herë dhe është parë 438 mijë herë. "Jam e vetëdijshme se videoja është shënuar si material i manipuluar nga 'X', por nuk dua ta fshij," i tha znj. Pol agjencisë së lajmeve "Reuters", për shkak se personi që jep mesazhin vetëm i ngjante Singit dhe kjo ishte diçka kreative.

Zgjedhjet e pergjithshme në Indi nisën të premten dhe do të vazhdojnë deri në qershor. Fushata historikisht ka qenë e fokusuar te kontakti derë-më-derë dhe tubimet publike, por nga viti 2019 në vend po përdoren gjerësisht aplikacionet si WhatsApp dhe Facebook.

Këto janë zgjedhjet e para në Indi ku shfrytëzohet inteligjenca artificiale, teksa kryeministri Modi synon mandatin e tij të tretë në qeveri.

Rrjeti "Facebook" njoftoi se i ka fshirë videot në fjalë, ndërsa Policia indiane po heton rastin edhe pas denoncimit të aktores Kan për imitim dhe mashtrim me figurën e saj.

Videoja e politikanit me babain e vdekur

Këtë vit, politikanët indianë po e përdorin inteligjencën artificiale me mënyra të ndryshme.

Në Indinë Jugore, zëdhënësi i kryetarit të Kongresit, Vixhai Vasant (o. Vijay Vasanth) tha se ekipi i tij krijuan një video 2-minutëshe me zë dhe figurë duke përdorur inteligjencën artificiale. Materiali u shpërnda në platformat sociale mediatike dhe brenda tij ishte edhe babai i ndjerë i z. Vasant, për shkak se është një politikan ende popullor. "Edhe pse me trup jam larguar, shpirti im është rreth jush," thuhet në video. /Reuters

/rtsh.al/